Aisha, ecoute-moi, regarde-moi, reponds-moi : )

…sot zemrës desh i dolën flatrat nga befasia kur pashë biz-ofertën nga avokatja libiane Aisha al-Qadhafi, vajza e vetme e ish-diktatorit libian Moammar al-Qadhafi, avokate fort e zonja dhe e njohur botërisht, psh. në v. 2004 ishte pjesë e “mbrojtjes” së ish-diktatorit Saddam Hossein, ndërsa nga 2009 deri 2011 Ambasadore e Vullnetit të Mirë pranë OKB – si duket më në fund fati më trokiti në derë, fjala është për dhjetra miliona $ “business”, dhe duke qenë bashkëpunim me një avokate me tradita “gadafiane” kuptohet s’kam pse frikësohem madje as nga vetë mafiozët e financave të shtetit : )

 

– – –
“…Emri im është Aisha Al-Qaddafi… vajza e vetme biologjike e Presidentit të ndjerë të Libisë (kolonelit të ndjerë, Muammar Gaddafi).
Kam njëzeteshtatë milionë e pesëqindmijë $ fonde të përbashkëta (27.5 milionë $) dhe për shkak të statusit aktual si refugjate, kam nevojë për një menaxher/partner të besueshëm të investimeve…”